• e premte, 05 korrik 2024

Në poligonin ushtarak “Krivollak” aktivitete stërvitore “Partneri i guximshëm 23”

Në poligonin ushtarak “Krivollak” aktivitete stërvitore “Partneri i guximshëm 23”

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Pjesëtarë të Forcave të Armatosura (FA) të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë, prej sot e deri më 10 dhjetor do të realizojnë aktivitete stërvitore në poligonin ushtarak "Krivollak" në kuadër të stërvitjes “Partneri i guximshëm 23”.

Pjesëtarë nga Regjimenti i dytë i Kalorësisë së FA të SHBA-së, do të zhvillojnë aktivitete stërvitore në poligonet “Krivolak” me qitje nga mjete të lehta blinduese të tipit “Strajker”.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë në aktivitetet stërvitore si vend nikoqir me 30-të pjesëtarë, shoqërim të nevojshëm ushtarako-policor dhe sigurim, si dhe me mbështetje logjistike të aktiviteteve.

"Me këto lloj aktivitetesh stërvitore, përveç përforcimit të aleancës dhe interoperabilitetit me FA të SHBA-së, demonstrohen aftësitë e përbashkëta për mbrojtje dhe përgjigje, si dhe kapaciteti dhe rëndësia e poligonit ushtarak 'Krivollak' për realizimin e llojeve të ndryshme të stërvitjeve dhe ushtrimeve. Njëheri, kjo paraqet një mundësi për njohje praktike me karakteristikat dhe mundësitë e këtij lloji të automjeteve të blinduar, të cilat sipas planit për zhvillimin e aftësive mbrojtëse për modernizim dhe pajisim, do të jetë pjesë e Armatës sonë në periudhën e ardhshme", thonë nga Ministria e Mbrojtjes. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-

QËNDRONI TË LIDHUR