• e enjte, 27 qershor 2024

Në Ohër deri në orën 15 kanë votuar rreth 38, në Debërcë rreth 37 për qind e votuesve

Në Ohër deri në orën 15 kanë votuar rreth 38, në Debërcë rreth 37 për qind e votuesve

Ohër, 8 maj 2024 (MIA) - Procesi zgjedhor në komunat Ohër dhe Debërcë deri në orën 15 zhvillohet pandërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi.

Deri në orën 15 në votimin nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjet parlamentare në Ohër të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 38,41 gjegjësisht 38,86 për qind e personave me të drejtë vote, informojnë nga KKZ.

Në Ohër votohet në 87 vendvotime, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar 51.717 votues për zgjedhjet presidenciale, përderisa për ato parlamentare 51.865 persona. 

Jehona në Debërcë deri në orën 15 për Zgjedhjet presidenciale është  36,80 përderisa për zgjedhjet parlamentare është  36,74 për qind, tregojnë të dhënat e KSHZ-së. 

Në Debërcë votohet në 23 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 4001 persona, përderisa për zgjedhjet parlamentare 4009 persona. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR