• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Norvegji hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet

Në Norvegji hyn në fuqi njohja e Palestinës si shtet

Oslo, 28 maj 2024 (MIA) - Në Norvegji sot zyrtarisht hyn në fuqi njohja e shtetit të pavarur palestinez, ndërsa Spanja dhe Irlanda duhet ta ndjekin shembullin më vonë gjatë ditës, edhe krahas kundërshtimit të ashpër nga Izraeli, informon DPA.

"Njohja norvegjeze formale e Palestinës si shtet do të hyjë në fuqi sot, më 28 maj 2024. Një numër i madh i vendeve të tjera evropiane, gjithashtu, formalisht do ta njohin Palestinën në datën e njëjtë", thuhet në kumtesën e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme.

Tre vendet evropiane e paralajmëruan hapin njëkohësisht javën e kaluar, ndërsa liderët e tyre thanë se shpresojnë se vendet e tjera do të përfshihen në nismë, duke besuar se kjo do t'i avancojë pikëpamjet për paqe pas më shumë se shtatë muajve luftë mes Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin shtetin Palestina.

Megjthatë, kombet perëndimore me ndikim siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe shumica e shteteve të BE-së nuk njohinshtet të pavarur palestinez, shënon DPA. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR