• e premte, 21 qershor 2024

Në NjZ 6 "Fronti evropian" humb një mandat, ndërsa “VLEN” fiton një mandat

Në NjZ 6

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sonte ka përmbledhur rezultatet e përgjithshme të votimit në zgjedhjet parlamentare, përfshirë edhe rivotimin e sotëm.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në Njësinë zgjedhore 5 koalicioni "Maqedonia juaj" me në krye VMRO-DPMNE-në ka siguruar 74.287 vota ose 10 mandate, koalicioni "Fronti evropian" kryesuar nga BDI 27.278 vota ose katër mandate, koalicioni "Për Ardhmëri evropiane" nga LSDM 26.668 vota ose tre mandate, E Majta 9.850 ose një mandat, koalicioni "VLEN" 10.793 një mandat dhe ZNAM 8.671 ose një mandat.

Në NjZ 6 "Fronti evropian" ka fituar 53 731 vota ose tetë mandate, "VLEN" 47 849 vota ose 8 mandate, "Maqedonia juaj" 21.639 ose tre mandate dhe koalicioni "Për Ardhmëri evropiane" 6.414 vota ose një mandat.

Deri të premten fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa, pra deri në orën 19, ndërsa për përmbledhjen dhe konstatimin e rezultateve është deri të premten në orën 22.

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR