Në një aksident trafiku humb jetën Diogo Zhota i Liverpulit
- Futbollisti i Liverpulit dhe Portugalisë, Diogo Zhota, ka vdekur sot në një aksident trafiku.
- Post By Fami Bajrami
- 13:16, 3 korrik, 2025
Liverpul, 3 korrik 2025 (MIA)- Futbollisti i Liverpulit dhe Portugalisë, Diogo Zhota, ka vdekur sot në një aksident trafiku.
Mediumi spanjoll "Marka" ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në autostradën e zonës së Zamorës, pranë qytetit Palasios de Sanabria. Ai po udhëtonte me vëllanë e tij, Andre 26-vjeçar që po ashtu ka humbur jetën.
Makina u përfshi nga flakët kur ndodhi aksidenti.
I lindur në Porto, Zhota e nisi karrierën e tij si lojtar nëpërmjet ekipit të të rinjve, para se të transferohej te Atletiko Madridi në vitin 2016. Më pas u transferua te Vulverhemptoni, derisa më pas kaloi te gjiganti anglez Liverpul.
Zhota (28-vjeç) ka qenë pjesë e skuadrës së Portugalisë që fitoi Ligën e kombeve në vitet 2019 dhe 2025.
Sezonin e kaluar ai luajti 26 ndeshje në Kampionatin anglez për Liverpulin. Shënoi gjashtë gola dhe katër asiste, duke kontribuar në fitimin e titullit.
Kolegë, klube dhe personalitete të shumta nga bota e futbollit po i japin lamtumirën Zhotës.
Foto: EPA