• e martë, 28 janar 2025

Në MPJ është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ekspozitë e hapur "Aushvic - një vend në Tokë: Album me fotografi nga Aushvic"

Në MPJ është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ekspozitë e hapur

Shkup, 27 janar 225 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot me hapjen e ekspozitës nga Jad Vashem - Izrael, të quajtur "Aushvic - një vend në Tokë: Album me fotografi nga Aushvic", e cila paraqet një dokumentim unik vizual të vujtjeve të hebrenjve të dëbuar në Birkenau, është shënuar Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

 

Siç publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ai në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e kujtimit të ngjarjeve tragjike të Holokaustit dhe bëri homazhe për viktimat, veçanërisht për hebrenjtë maqedonas që u deportuan në Treblinka në vitin 1943.

"Theksova se si anëtar i plotë i IHRA-s, vendi ynë mbetet i përkushtuar në luftën kundër antisemitizmit dhe shtrembërimit të fakteve historike. Besoj se përmes edukimit të vazhdueshëm të brezave të rinj, do të jemi në gjendje të parandalojmë aktet antisemite dhe urrejtjen në të gjitha format e tyre. Kjo ditë është një kujtesë e detyrës sonë për të kundërshtuar paragjykimet dhe urrejtjen, por edhe një mundësi për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për ruajtjen e vlerave të tilla si pluralizmi, diversiteti dhe liria. Shpresoj se përmes aktiviteteve të tilla do të vazhdojmë të ruajmë kujtimin dhe të përcjellim kuptimin e kësaj tragjedie te brezat e ardhshëm”, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk. ls/

Foto: Fejsbuk i ministrit Timço Mucunski 

 

QËNDRONI TË LIDHUR