• e premte, 27 shtator 2024

Në Manastir hajduti kapet në flagrancë, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Në Manastir hajduti kapet në flagrancë, do të parashtrohet kallëzim përkatës

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Ditën e djeshme në ora 15:50 në rrugën “Industriska” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria E.A. (33) nga Manastiri.

MPB njofton se ai u gjet në një magazinë të një kompanie private gjatë një “vjedhjeje të rëndë”, gjatë së cilës iu gjetën disa sende të vjedhura. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit dhe personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR