• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Makedonska Kamenicë kanë votuar 6641 persona, dalja deri në orën 9 3,55 për qind

Në Makedonska Kamenicë kanë votuar 6641 persona, dalja deri në orën 9 3,55 për qind

Makedonska Kamenica, 24 prill 2024 (MIA) - Në Makedonska Kamenicë sot në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 duhet të votojnë 6641 persona, që janë regjistruar në listën zgjedhore. Qendrat e votimit në këtë Komunë janë hapur me kohë, ndërsa votimi zhvillohet pa asnjë problem.

Deri në orën 09:00, kur u bë edhe mesatarja e parë e daljes së qytetarëve nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kumtuan se 3,55 është përqindja e qytetarëve që e realizuan të drejtën e votës.

"Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar deri në orën 9 kanë votuar gjithsej 236 persona ose 3,55 për qind e votuesve në Makedonska Kamenicë", informuan nga KKZ.

Votimi, siç shtuan, vazhdon në qendrat e votimit ku qytetarët mund të votojnë për një nga shtatë kandidatët për President të Shtetit.

Ndërkaq, Komisioni Komunal Zgjedhor në komunën fqinje Dellçeve kumtoi se deri në orën 09:00 aty kanë votuar 818 nga gjithsej 14.490 votues të regjistruar, që në përqindje është 5,65 për qind. ls/

Foto: MIA



QËNDRONI TË LIDHUR