• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në maj të këtij viti mot mesatarisht i nxehtë dhe normalisht me reshje

Në maj të këtij viti mot mesatarisht i nxehtë dhe normalisht me reshje

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në Maqedoninë e Veriut, muaji maj i këtij viti karakterizohet si mot mesatarisht i nxehtë dhe normalisht me reshje me përjashtim të pjesës lindore të vendit, ku janë matur sasi më të mëdha të reshjeve në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, informojnë nga DPHM.

Temperaturat mesatare arrinin nga 10,3 gradë, në Lazaropole deri në 19,2 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të majit, për periudhën tridhjetë vjeçare (1991-2020), këtë vit ishte mesatare, rreth 16 gradë, në nivel të shtetit.

"Temperaturë më e lartë maksimale ishte matur më 22 maj në Gjevgjeli dhe arrinte 30 gradë. Temperaturë më e ulët minimale gjatë muajit ishte matur në Llazaropole, më 5 maj dhe arrinte 1,2 gradë, kumtoi DPHM.

Në maj të vitit 2024 shuma mesatare e reshjeve në shtet varion nga 33 milimetra në Strumicë deri në 131 milimetra në Kriva Pallankë.

"Sasia maksimale ditore e reshjeve të shiut, nga 33 milimetra, është regjistruar në Ohër në datën 19 të këtij muaji. Në disa vende në vend, si Velesi, Kumanova, Tetova dhe të tjera është vërejtur paraqitje e breshërit", theksojnë nga DPHM.

Krahasuar me vlerën mesatare të majit për periudhën shumëvjeçare (1991-2020) shtojnë nga DPHM, shuma mesatare mujore e reshjeve ishte mesatare, më saktë rreth 65 kilometra në nivel të shtetit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR