• e shtunë, 22 shkurt 2025

Në mëngjes kudo temperatura në minus, më ftohtë në Berovë -14 gradë

Në mëngjes kudo temperatura në minus, më ftohtë në Berovë -14 gradë

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -14 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 32 centimetra. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -11 gradë në Hanet e Mavrovës dhe në Kodër të Diellit, -10 në Kriva Pallankë dhe Demir Kapi, -9 në Shkup – Petrovec, Manastir, Shtip dhe Strumicë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -7 në Prilep, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli, si dhe -5 në Ohër dhe Pretor. 

Shtresa e borës në Mavrovë është 8 centimetra. 

Edhe sot mëngjesi është i kthjellët dhe shumë i ftohtë. Gjatë ditës do të jetë me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë. Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të lehtë veriore dhe temperaturë deri 9 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR