Në Kuvend seancë e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:02, 13 mars, 2025

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Në rend dite janë përcaktimi i propozim-vendimeve për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike, për shkarkimin e anëtarëve të Agjencisë së Postës, për emërimin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përcaktim i Propozim - vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror "23 Tetori".
Foto: Arkivi i MIA-s