Në Kuvend mbledhja e re e fundit e kësaj përbërje parlamentare, në rend dite Deklarata për përvjetorin e NATO-s
- - Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e re të fundit në këtë përbërje parlamentare. Në rendin e propozuar të ditës për mbledhjen e 149-të janë trembëdhjetë pika. Pas kësaj seance janë caktuar edhe vazhdime të seancës së 131-të, 135-të, 138-të, 145-të dhe 103-të.
- Post By Fitore Curri
- 07:51, 28 mars, 2024
Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e re të fundit në këtë përbërje parlamentare. Në rendin e propozuar të ditës për mbledhjen e 149-të janë trembëdhjetë pika. Pas kësaj seance janë caktuar edhe vazhdime të seancës së 131-të, 135-të, 138-të, 145-të dhe 103-të.
Në kuadër të mbledhjes së re të 149-të deputetët duhet t'i shqyrtojnë Propozimin e deklaratës për shënimin e përvjetorit të katërt të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Shtatëdhjetë e pesë vjetorit të formimit të Aleancës, Propozim-ligjijn për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokatin e popullit, Propozim-ligjin për themelimin e Fakultetit të mjekësisë në përbërje të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" Manastir, të gjitha në lexim të dytë dhe Propozimin për interpretim autentik të nenit 93 të Ligjit për planifikim urbanistik dhe Propozim për interpretim autentik të nenit 19 të Ligjit për trashëgimi i parashtruar nga deputetja Lidija Tasevska, Propozim-ligjin për verën në lexim të dytë si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për sport dhe Propozim-ligjit pët ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të gjitha me procedurë të shkurtër.
Në vazhdimet e seancës së 131-të, 135-të, 138-të, 145-të dhe 103-të, mes tjerash, në rend dite janë edhe ligje për të cilët ka përfunduar debati dhe për të cilat do të duhet vetëm të votohet.
Kuvendi në mënyrë joformale do ta ndërpresë punën në prag të fushatës për zgjedhjet presidenciale më 24 prill e cila fillon më 4 prill, përderisa zgjedhjet parlamentare janë caktuar për më 8 maj. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s