Në Kuvend evitohet konfrontim fizik midis deputetëve
- Në seancën e sotme në Kuvend, kushtuar pyetjeve të deputetëve është evituar konfrontim fizik midis deputetëve nga E Majta dhe VMRO-DPMNE-së.
- Post By Fami Bajrami
- 16:07, 21 nëntor, 2024
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Në seancën e sotme në Kuvend, kushtuar pyetjeve të deputetëve është evituar konfrontim fizik midis deputetëve nga E Majta dhe VMRO-DPMNE-së.
Incidenti filloi pasi deputeti Rexhep Ismail nga E Majta parashtroi pyetje deri te kryeministri Hristijan Mickoski, ndonëse ajo më herët nuk ishte bërë e ditur me shkrim, ashtu siç e kërkon Rregullorja. Në këtë proceduralisht ka reaguar koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili ka akuzuar se po luhet me rregullat. Pasi për reagim procedural është paraqitur Borislav Kërmov nga E Majta dhe u drejtuar drejt foltores ka ardhur deri te një debat midis liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Apasiev ka qenë dukshëm i revoltuar dhe nga vendi ka filluar të ngritë zërin me të madhe, madje i hodhi dhe kufjet pas së cilës iu turrën deputetët e VMRO-DPMNE-së. Për të mos ardhur deri te kontakti fizik mes tyre këtë e penguan deputetët Amar Mecinoviq, Rexhep Ismail dhe Borislav Kërmov nga E Majta të cilët e kanë kthyer Apasievin në vendin e tij, pas së cilës ai ka vazhduar të bërtasë dhe kërcënojë.
Me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thirri sigurimin dhe dha 10 minuta pauzë. rq/
Foto: printskrin