• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kumanovë janë regjistruar për të votuar 180 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në Kumanovë janë regjistruar për të votuar 180 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Kumanovë, 22 prill 2024 (MIA) -Në Kumanovë të drejtë vote kanë 93.364 votues që votojnë në 167 vendvotime, njoftoi sot Komisioni Komunal Zgjedhor i Kumanovës (KKZ).

"Nesër në burgun e Kumanovës (K'shanje) do të votojnë 159 të burgosur nga 41 komuna dhe 180 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, tha kryetarja e KKZ-së të Kumanovës, Elizabeta Stojkovska.

Sipas KSHZ-së, vendvotimi më i madh në Kumanovë është 1051 me 1274 votues, ndërsa më i vogli për nga numri i votuesve është vendvotimi 1093 me nëntë votues.

Kryetari i KKZ-së Nagoriçani i vjetër, Marjan Dailovski informoi se nesër do të votojnë tetë të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në këtë komunë janë 3043 zgjedhës që votojnë në 38 vendvotime, dy prej të cilave janë të bashkuara, përkatësisht do t'u shërbejnë 36 këshillave zgjedhore.

Siç informojnë nga KSHZ, vendvotimi më i madh në Nagoriçani i Vjetër është 1178 me 399 votues, ndërsa më i vogli për nga numri i votuesve është vendvotimi 1166 me katër votues.

Në Likovë nesër do të votojnë 269 të sëmurë dhe të pafuqishëm, kumtoi kryetarja e KKZ-së Likovë, Ajshe Demiri. Gjithsej të drejtë vote kanë 25.998 votues që votojnë në 269 vende.

Vendvotimi më i madh në Likovë është 1126 me 1137 votues, kumtoi KSHZ, ndërsa më i vogli për nga numri i votuesve është vendvotimi 1123 me 70 votues. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR