Në kufirin në Kroaci në perime të freskëta nga Maqedonia e Veriut është zbuluar një kimikale e dëmshme për shëndetin e njeriut
- Në lakrat nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar mbetja nga pesticidi imidakloporid që është i ndaluar në BE, ndërsa 0,029 mg/kg të substancës u gjet në monstrën e perimeve që duhej të përfundonin në dyqanet kroate, njoftuan mediat kroate.
Zagreb, 17 janar 2025 (MIA) - Në lakrat nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar mbetja nga pesticidi imidakloporid që është i ndaluar në BE, ndërsa 0,029 mg/kg të substancës u gjet në monstrën e perimeve që duhej të përfundonin në dyqanet kroate, njoftuan mediat kroate.
Sipas tyre, kjo ka ndodhur në kufirin kroat , kështu që inspektorët kanë urdhëruar që menjëherë të asgjësohet e gjitha ngarkesa me lakër të freskët nga Maqedonia e Veriut.
Me vendim të Komisionit të BE-së, ndalohet përdorimi i imidaklopridit në të gjitha kulturat e kultivuara në ambient të jashtëm.
Studimet shkencore, të bazuara në testet e kafshëve, kanë arritur në përfundimin se imidakloprid ka efekte të dëmshme në zemër, veshkat, gjëndrën tiroide dhe trurin dhe mund të shkaktojë simptoma neurologjike, duke përfshirë insuficiencë respiratore dhe vdekje.
"Toksiciteti i imidaklopridit rritet me periudhën e ekspozimit, si dhe me dozën, e cila përshkruhet si 'toksicitet kumulativ në kohë', dhe kjo nuk duhet kuptuar vetëm nga këndvështrimi i vdekshmërisë akute, por duhet të jetë edhe një aspekt kronik", thuhet në vendimin e Komisionit të BE-së, transmetojnë mediat kroate. ls/