• e shtunë, 18 janar 2025

Shtëpia e Bardhë: TikTok duhet të mbetet në dispozicion për amerikanët, por nën pronësi amerikane

Shtëpia e Bardhë: TikTok duhet të mbetet në dispozicion për amerikanët, por nën pronësi amerikane

Uashington, 17 janar 2025 (MIA) – Shtëpia e Bardhë sot kumtoi se TikTok duhet të jetë në dispozicion për amerikanët, por se vendimi i tanishëm i Gjykatës Supreme për ligjin për ndalesën e aplikacionit nënkupton se kjo çështje do të jetë përgjegjësi e administratës së presidentit të ardhshëm Donald Tramp.

“TikTok duhet të mbetet në dispozicion të amerikanëve, por thjeshtë nën pronësi amerikane ose pronësi tjetër sa i takon kujdesit për sigurinë kombëtare të cilat Kongresi i identifikoi gjatë zhvillimit të këtij legjislacioni”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

Administrata në largim e pranon se zbatimi i ligjit “thjeshtë duhet t’i lihet administratës së ardhshme, e cila do ta ndërmarrë funksionin të hënën”. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR