• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kodrën e Diellit -4 gradë, në Veles 7, më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës dhe Pretor

Në Kodrën e Diellit -4 gradë, në Veles 7, më së shumti shi ka rënë në Hanet e Mavrovës dhe Pretor

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit - 4 gradë Celsius, më ngrohtë 7 gradë ka qenë në Veles, ndërsa më së shumti shi në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 ka rënë në Hanet e Mavrovës dhe Pretor 2 litra për metër katror.

Në Lazaropole është matur -1 gradë, 0 në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Pretor, 1 në Manastir dhe Berovë, 2 gradë në Ohër, Kriva Pallankë dhe Strumicë, 3 në Kumanovë dhe Prilep, 4 në Tetovë, Gjevgjeli, 5 gradë në Vinicë dhe Dibër, 6 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kavadar, Shtip dhe Demir Kapi.

Në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 ka reshje të sasisë së ujit 1 litër për metër katror në Strumicë, Prilep, Dibër, Kavadar, Demir Kapi, Lazaropolë, Krushevë dhe Topolçan dhe më pak se 1 në Kriva Pallankë, Ohër dhe Gjevgjeli.

Trashësia e borës në orën 07 ka qenë 44 centimetra në Kodrën e Diellit, 30 në Hanet e Mavrovës dhe 8 në Krushevë.

Moti gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm ka qenë i ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht i qetë, përveç në vendet më të larta ku ka fryrë erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Mëngjesin e sotëm në disa vende ka vranësira të ulëta, ndërsa në Pellagoni ka paraqitje të mjegullës.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa paradite do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë prej 6 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR