• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Kashmir 50 viktima pas vërshimeve të papritura

Në Kashmir 50 viktima pas vërshimeve të papritura

Srinagar, Kashmir, 15 gusht 2025 (MIA) - Shpëtimtarët sot nxorën disa trupa në rajonin Kishtvar në Kashmirin indian të goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, me çka numri i viktimave u ngrit në 50.

Tëpaktën 167 persona janë shpëtuar, përfshirë 38 seriozisht të lënduar, kumtuan autoriteet rajonale. Autoritetet paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë pasi që vërshimi i papritur nga balta, gurët dhe rrënojat kaploi një rjaon më të madh rreth fshatit të largët Çositi të enjten pasdite.

Personeli i Armatës dhe Njësisë rajonale për përgjigje ndaj katastrofave, i ndihmuar nga bujqit, punuan në pastrimin e gurëve, drunjve të çrrënjosur dhe shtyllave të rëna në gjurmim të të mbijetuarve, kumtoi gazeta Hindu. Policia lokale, agjenci të tjera dhe grupe vullnetare, gjithashtu iu bashkuan përpjekjeve.

Çositi ishte i mbushur për shkak të përputhjes trejavore drejt tempullit të shenjtë Mahail Mata.Fshati është stacioni i fundit për automjete motorizuese para se ithtarët të ecin më shumës e tetë kilometra nëpër shpatijet drejt tempullit.

Shumica ndoshta akoma janë robëruar nën rrënojat e vërshimit, i cili shkatërroi një treg të improvizuar, një kuzhinë të përbashkët tende për pelegrinët, një pikë sigurie, mbi dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa qeveritare, kumtoi "Hindu".

Vërshimet e papriotura dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshmenë rajonin e Himalajeve në Indi gjatë sezonit të monsuneve. Katastrofë e ngjashme e goditi fshatin Darali në Utarakhandin fqinj paraprakisht këtë muaj, ku 68 persona konsioderohen të zhdukur, ndërsa është gjetir vetëm një trup.

Shirat monsunike në Indi nga qershori deri në shtator janë kyçe për bujqit, por shpesh herë lënë gjurmë vdekjeje dhe shkatërrimi. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR