Në Karbincë deri në orën 9 për të votuar në zgjedhjet e dyfishta kanë dalë 4,7 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve
- Në Komunën Karbincë pa probleme janë duke u zhvilluar zgjedhjet e dyfishta në 16 vendvotime.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:14, 8 maj, 2024
Karbincë, 8 maj 2024 (MIA) - Në Komunën Karbincë pa probleme janë duke u zhvilluar zgjedhjet e dyfishta në 16 vendvotime.
Lupka Gaceva Velinova, anëtare e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve- Karbincë për MIA-n thotë se në listën zgjedhore janë regjistruar 3165, ndërsa deri në ora 9 kanë votuar 149 votues ose 4,7 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote lanë 3.164, ndërsa deri në orën 9 kanë votuar 149 votues ose në përqindje 4,7.
“Nuk ka probleme me votim, as me aparatet për gjurmë gishtash”, thotë Gaceva-Velinova.
Në këtë komunë të vogël rurale në fshatin Rulak ka 15 zgjedhes, në fshatrat Gabër i Madh dhe Balvan i Epërm nga 27 votues.
Фото: МИА