• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në jurisprudencë duhet të bëhet riparim, porositi Kovaçevski

Në jurisprudencë duhet të bëhet riparim, porositi Kovaçevski

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Konsideroj se duhet të bëhet riparim në disa institucione të caktuara, preocese dhe ligje në pjesën e jurisprudencës, sepse të analizat dhe deklaratat e diplomatëve e tregojnë atë, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me deklaratën e djeshme të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili tha se një nga zgjidhjet e mundshme, për të cilat ka biseduar edhe me partitë politike dhe me pushtetin është me dispozita kalimtare ligjore të ketë ndërprerje të mandatit të përbërjes së tanishme të Këshillit gjyqësor, Kovaçevski tha se për këtë çështje nuk kanë biseduar në hollësi.

"Ne nuk kemi biseduar hollësisht me ministrin Lloga, ajo është në resorin e tij. megjithatë, resori i tij është konceptues, sepse, në fund, Kuvendi e sjellë vendimin lidhur me dispozitat ligjore në gjyqësi dhe nët rupat që i zgjedhë, sepse qeveria nuk zgjedhë Këshill gjyqësor, zgjedhë Kuvendi", tha ai.

Премиерот Димитар Ковачевски смета дека неговиот предлог да се провери имотната состојба на царинските службеници, ќе придонесе во зголемување на  транспарентноста и општествениот кредибилите

Sipas kryeministrit, në jurisprudencë, si edhe në çdo organizatë tjetër, ka persona të cilët janë profesionistë të shquar dhe ka njerëz të cilët janë në ndërtim të karrierës së tyre dhe mund ta avancojnë punën e tyre përmes trajnimeve, por, ka edhe individë të cilët nuk kanë performanse.

"ka sigurisht edhe individë si në çdo sistem të cilët nuk kanë performanse në nivel në të cilin duhet të kenë dhe prandaj duhet të ketë sistem në jurisprudencë i cili do të mund ta diagnostifikojë saktë përgjegjësinë, sepse ajo çdoherë ka emër dhe mbiemër. Nuk mundeni ju të thoni se nuk është mirë gjithçka, duhet të nxjerrin sistem në të cilin saktë do të mund të thuhet se çka është mirë të lavdërohet, çka mund të bëhet për t'u avancuar, ndërkaq çka është ajo qël me të vërtetë nuk funksionon, të mund të mënjanohet", tha kryeministri.

Ndërkohë, sot deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska në konferencën për shtyp në Kuvend kërkoi në mbledhjen e ardhshme plenare të hapet pika, të cilën partia e saj e ka parashtruar që muajin e kaluar, ndërkaq ka të bëjë me gjendjen në Këshillin gjyqësor.

Кадровските решенија за владиниот состав се резултат на „Пазар 3” коалицијата каде примарен интерес не е напредокот на државата, туку бизнис интересите и личните кадровски амбиции, рече на де

Ajo tha se VMRO-DPMNE ka parashtruar kërkesë për vendosje të pikës në rendin e ditës në Kuvend, nën emrin - Informatë për gjendjet në Këshillin gjyqësor dhe se Informata në arkivin gjyqësor ishte parashtruar më 3 maj dhe është votiar si pika e 35-të e rendit të ditës në mbledhjen e 115-të plenare, e cila filloi më 10 maj. Stojanoska shtoi se deri më tani janë mbajtur 11 vazhdime të saj, por kjo pikë ende nuk është hapur.

Lloga, ndërkaq, dje lidhur me mundësinë që e paralajmëroi tha se më shumë inforata do të kenë në ditët në vijim, pasi që do të bisedojnë edhe me opozitën në Kuvend.

На првиот брифинг со медиуми како министер, Лога денеска посочи дека во Министерството за правда не нашол ниту една буква или документ за ветингот и нагласи дека стои на ставот дека мора да и

"Nëse ka ndryshime të këtilla gjyqësore, kjo do të jetë me konsensus në Kuvend me të gjitha partitë politike. Prandaj, ky është një prej opsioneve të cilat ne mund t'i kemi si zgjidhje", sqaroi Lloga, i cili, lidhur me rezultatet nga anketa e OSBE-së për vlerësimet negatove për sistemin gjyqësor theksoi se është nga fundi Strategjia 2023-2027, në kuadër të grupit punues të së cilës janë disa nga institucionet, profesorë të shquar, akademikë të cilët japin propiozime të tyre për përballje me situatën. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR