• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Izrael janë vrarë shtetas të Nepalit, francezë, tajlandezë…

Në Izrael janë vrarë shtetas të Nepalit, francezë, tajlandezë…

Katmandu, 9 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Nepalit kumtoi se dhjetë banorë të saj janë vrarë në sulmet në Izrael.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës kumtoi se gjatë sulmeve është vrarë një shtetas francez, ndërsa tetë të tjerë llogariten si të zhdukur.

Ministria e Punëve të Jashtme të Tajlandës sot kumtoi se nga shpërthimi i valës së re të konflikteve në Izrael janë vrarë 12 shtetas në atë vend, prej të cilëve 11 janë rrëmbyer, ndërsa tetë të tjerë janë të plagosur.

"Punojmë për të ofruar ndihmë për të gjithë qytetarët tajlandez në Izrael", tha zëdhënësja e ministrisë, Kançana Pataraçoka.

Në vendin ku mbahet festivali me muzikën tekno, jo më larg se kufiri me Gazën, janë gjetur 260 trupa. Ky është një ndër lokacionet që të shtunën u sulmuan nga pjesëtarët e Hamasit. Në Festival kishte shumë shtetas të huaj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR