• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Izrael gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar edhe për një vit

Në Izrael gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar edhe për një vit

Tel Aviv, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Parlamenti i Izraelit sot votoi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një vit dhe ajo do të zgjasë deri më 25 dhjetor të vitit 2025.

"Për" vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme votuan 29 deputetë nga gjithsej 120, ndërsa të tjerët munguan ose ishin "të përmbajtur".

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mund të sjellë dekrete të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur pas një sulmi ndaj Izraelit nga ana e Hamasit dhe organizata tjera palestineze më 7 tetor të vitit 2023, pas çka filloi lufta në Rripin e Gazës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR