• e martë, 05 nëntor 2024

Në Gjykatën penale fjalë përmbyllëse të mbrojtjes në rastin "Llaskarca"

Në Gjykatën penale fjalë përmbyllëse të mbrojtjes në rastin

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin "Llaskarca". Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar pati prokurori publik, Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të "Durmo Turs"-it, Durmish Belulit.

Në seancën e sotme është paraparë fjalë përmbyllëse të ketë mbrojtja e përgjegjësit për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të kryera të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe mbrojtja e tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njejtë.

Prokurori publik, Darko Jakimovski, në fjalët përmbyllëse në seancën e kaluar kërkoi dënim më të ashpër për të akuzuarut në rastin "Llaskarca". Sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ekzistonte paturpësia në veprim dhe ishte çështje e kohës vetëm në cilën bazë, siç tha "kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme".

Ai theksoi se dëshmitë e nxjerra gjatë seancës, jashtë dyshimit të matur tregojnë se veprimet e të gjithë të akuzuarve janë në lidhje të drejtpërdrejtë me pasojën e cila rezultoi me 16 persona të vdekur.

"Ekziston i tërë korpusi i detyrimeve dhe obligimeve të sigurisë të cilat këta të akuzuar, në vazhdimësi nuk i kanë respektuar. Mbetet vetëm që këto lëshime të dënohen", tha ai.

Dënim më të ashpër atë ditë kërkuan edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e të vdekurve në fatkeqësinë e komunikacionit.

Mbrojtësit e të akuzuarit të parë në rastin "Llaskarca", në fjalët përmbyllëse në Gjykatën themelore penale sot theksuan se në procedurë nuk është dëshmuar asnjë veprim për të cilin akuzohet pronari i kompanisë "Durmo turs", Durmish Beluli, në autobusin e të cilit në fatkeqësinë që ndodhi në shkurt të vitit 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 30 u lënduan.

Avokati Deljo Kadiev, në fjalën përmbyllëse theksoi se shikuar që nga fillimi i kësaj lënde, e deri në fundin e saj. bëhet fjalë për aktakuzë e cila vështirë se mund ta mbajë peshën e dëshmisë.

Sipas avokatit Lavdrim Seferi, gjithashtu mbrojës i të akuzuarit të parë, prokuroria publike nuk ka dëshmuar se çka ka ndodhur saktësisht në ditën e fatkeqësisë.

I akuzuari Durmish Beluli në fjalën përmbyllëse u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksoi se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

"Jeta ime tashmë nuk ka kuptim, unë jam shpirtërisht i thyer dhe i tronditur sepse dhimbja është shumëe  madhe. Fatit nuk mund t'i ikësh, ndodhi fatkeqësi, tragjedi", tha ai.

Beluli theksoi se është i interesuar, cila do qoftë arsyeja e fatkeqësisë, dhe i bëri thirrje të akuzuarit të gjashtë, shoferit të autobusit, i cili mbrohet me heshtje, të dalë, dhe, siç tha, "ta thotë të vërtetën".

Të akuzuar për aksidentin në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo turs", përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërsa, tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për bashkëpjesëmarrje në të njëjtën vepër.

Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal për të cilin akuzohen të dyshuarit, dënimi me burg është së paku katër vjet. 

Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR