• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Fakultetin e Arteve të UT-së u shfaq premiera e filmit "A jam emigrant apo...?!" me skenar dhe regji nga Senad Abduli

Në Fakultetin e Arteve të UT-së u shfaq premiera e filmit

Tetovë, 8 maj 2023 (MIA)- Në Sallën e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës ditë më parë u shfaq premiera e filmit të gjatë dokumentar "A jam emigrant apo...?!" me skenar dhe regji nga Senad Abduli e realizuar nga shtëpia filmike "Arnel Production".

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përfaqësues nga Myftinia e BFI- së së Tetovës, përfaqësues nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë si dhe përfaqësues nga Universiteti i Tetovës.

Ngjarja e filmit dokumentar përcjellë mërgimtarin Isa Fazlija i cili nëpërmjet rrëfimit të vetë tregon për së afërmi peripecitë fillestare të një emigranti, pastaj inkuadrimin e tij në shoqërinë zvicerane, afrimin e tij me pjesëtarë të ndryshëm të komuniteteve fetare dhe si temë kulmore shohim ndeshjen futbollistike tani më tradicionale mes imamëve dhe priftërinjve të Zvicrës.

Ky është filmi i shtatë i shtëpisë filmike "Arnel Production", producent i së cilës është Senad Abduli.

QËNDRONI TË LIDHUR