• e diel, 22 dhjetor 2024

Në dy javët e ardhshme partitë pritet të finalizojnë analizat dhe të shpallin emrat e kandidatëve për president të vendit

Në dy javët e ardhshme partitë pritet të finalizojnë analizat dhe të shpallin emrat e kandidatëve për president të vendit

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Në dy javët e ardhshme partitë politike pritet t'i përfundojnë analizat, negociatat dhe matjet e kandidatëve dhe të shpallin emrat e kandidatëve për president të vendit për , zgjedhjet që janë caktuar më 24 prill. Krerët e partive politike ditët e fundit vetëm bëjnë me dije se “rrethi po ngushtohet”, por nuk bëjnë të ditur publikisht se cilët kandidatë janë në rrethin më të ngushtë. Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski dje pasdite shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar më 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga sot duhet të konfirmojë afatet zyrtare ligjore që do t'i paraprijnë përgatitjes për zgjedhjet. 

Kandidate për presidente, profesoresha Biljana Vankovska, deri më tani ka promovuar vetëm partia “Levica”. Ndërsa mjeku Velo Markovski si kandidat i pavarur do të mbledhë nënshkrime për të “testuar” forcat e tij në garën presidenciale. Kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, theksoi se për rreth pesë deri në dhjetë ditë do të marrë vendim nëse do të kandidojë për një mandat të dytë. 

 

Активна блокада во Собранието од дел од пратениците од опозицијата ја одбележа изминатата 2022 година година. ВМРО-ДПМНЕ почна со блокадата во мај, која, како што тогаш најавија од партијата,

LSDM-ja tashmë ka paralajmëruar se deri në fund të muajit do t'i përfundojnë procedurat për përzgjedhjen e kandidatit për president, ndërsa jozyrtarisht thuhet se partia po mat rejtingun mes presidentit aktual Stevo Pendarovski, ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe sekretarit të partisë Mile Zeçeviq. Kandidati i tyre pritet të jetë konsensual dhe të marrë mbështetjen e partive të tjera në pushtet.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i cili është edhe nënkryetar i LSDM-së, javën e kaluar zbuloi se ka ambicie të bëhet president. Bytyqi tha në një intervistë televizive se ai mund të jetë kandidati me konsensus. Ai thekson se një numër i konsiderueshëm i degëve partiake e kanë propozuar për kandidat për president.

VMRO-DPMNE do ta konfirmojë emrin e kandidatit të saj në konventën e partisë më 2 mars. Thirrja publike për kandidatë është e hapur deri më 21 shkurt. Profesorët Gordana Siljanovska Davkova dhe Aleksandar Spasenovski përmenden në opinion si kandidatët më seriozë nga VMRO-DPMNE për kryetar të shtetit. 

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka bërë të ditur nëse do të dalin me kandidatin e tyre për president apo nëse do të mbështesin kandidatin që do të dilte nga koalicioni qeveritar. Në media po spekulohet se BDI-ja do të dalë me kandidat për president. Në opinion bëhet me dije se kandidati për president i BDI-së do të jetë ministri aktual i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i partisë Bujar Osmani. Mirëpo, partia as nuk e mohon dhe as nuk e konfirmon nëse ai do të hyjë në garën presidenciale. 

Procedura për zgjedhjen e presidentit të shtetit 

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë 5-vjeçare. I njëjti person mund të zgjidhet President i Republikës maksimumi dy herë. Një kandidat për President të Republikës mund të propozohet nga të paktën 10.000 zgjedhës apo votues ose të paktën 30 deputetë. Kryetar i shtetit zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve të regjistruar në Listën Zgjedhore. Nëse në raundin e parë asnjë nga kandidatët për President nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në raundin e dytë votohet për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Raundi i dytë i votimit zhvillohet brenda 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit.

 

За жал, како држава, од неодамнешното именување на клубот во Битола според историски докажан соработник на нацистичкиот режим, не извлековме поука. Потребни се итни измени на Законот за здруж

President zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga zgjedhësit që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar në Listën Zgjedhore. (Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë fq. 35).

Nëse në raundin e dytë të votimit asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e nevojshme të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjes. Nëse për President të Republikës propozohet një kandidat, i cili në raundin e parë të votimit nuk ka marrë shumicën e kërkuar të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjes. 

Zgjedhjet për kreun e shtetit janë të parat në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit të mëparshëm. Në rast të përfundimit të mandatit të Presidentit të Republikës për çfarëdo arsye, zgjedhja e Presidentit të ri bëhet brenda 40 ditëve nga dita e përfundimit të mandatit. Përpara marrjes së detyrës, Presidenti i Republikës bën një deklaratë solemne para Kuvendit, me të cilën merr përsipër të respektojë Kushtetutën dhe ligjet. 

 

Pjesëmarrja dhe numri i votave me të cilat janë zgjedhur presidentët e mëparshëm të shtetit

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti më 24 prill do të jenë të shtatat që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Mandati i parë i presidentit Kiro Gligorov është dhënë në bazë të zgjedhjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në përputhje me vendimet e atëhershme kushtetuese. 

Zgjedhjet e para presidenciale në Republikën e Maqedonisë u mbajtën më 16 tetor të vitit 1994, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhje morën pjesë dy kandidatë, ndërsa në raundin e parë fitoi Kiro Gligorov me 715.087 vota, përkatësisht 78,4 për qind, si kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja. Kundërshtari i tij, Ljubisha Georgievski, i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, ka fituar 197.109 vota, pra 21,6 për qind. 

Zgjedhjet e dyta presidenciale në Republikën e pavarur të Maqedonisë u mbajtën në vitin 1999. Presidenti i mëparshëm Kiro Gligorov nuk kandidoi në këto zgjedhje dhe fitoi Boris Trajkovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së. Në raundin e parë morën pjesë kandidatët - Muarem Nexhipi, Vasil Tupurkovski, Muhamed Halili, Tito Petkovski, Stojan Andov dhe Boris Trajkovski. Në raundin e dytë fitoi Boris Trajkovski me 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski fitoi 513.614 vota ose 52.40 për qind kundrejt 46.18 për qind. 

Zgjedhjet e treta presidenciale në vitin 2004 u mbajtën para kohe për shkak të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski. Raundi i parë u mbajt më 14 prill të vitit 2004 dhe raundi i dytë u mbajt më 28 prill të vitit 2004. Në zgjedhje morën pjesë katër kandidatë - Branko Cërvenkovski i mbështetur nga LSDM-ja, Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE-ja, Gëzim Ostreni nga BDI-ja, Zudi Xhelili nga PDSH-ja. Në këto zgjedhje fitoi Branko Cërvenkovski me 550.317 vota ose 62,6 për qind kundrejt Sashko Kedevit me 329.179 vota ose 37,4 për qind.

 

Тврдам дека нема да има предвремени парламентарни избори, изјави денеска премиерот и лидер на СДСМ Зоран Заев. 

Zgjedhjet e katërta presidenciale u mbajtën më 22 mars dhe 5 prill të vitit 2009, në të njëjtën kohë me zgjedhjet për pushtetin vendor. Në zgjedhje marrin pjesë shtatë kandidatë - Gjorge Ivanov i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Ljubomir Fërçkoski nga LSDM-ja, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Ljube Boshkoski si kandidat i pavarur, Agron Buxhaku nga BDI-ja, Nano Ruzhin nga PLD-ja dhe Mirushe Hoxha nga PDSH-ja. Në këto zgjedhje presidenciale fitoi Gjorge Ivanov me 453.616 vota ose 63.14 për qind.

Zgjedhjet e pesta presidenciale u mbajtën më 13 dhe 27 prill të vitit 2014. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën njëkohësisht me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i dytë u zhvillua më 27 prill 2014. Në të u futën kandidatët Gjorgje Ivanov dhe Stevo Pendarovski. Në këto zgjedhje të pesta presidenciale, kandidati i VMRO-DPNME-së, Gjorgje Ivanov, fitoi me 534.910 vota ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 398.077 vota. Përveç Pendarovskit dhe Ivanovit, në këto zgjedhje presidenciale kanë marrë pjesë edhe Zoran Poposki i mbështetur nga GROM dhe Iljaz Halimi nga PDSH-ja. 

Zgjedhjet e gjashta presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj të vitit 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind. Këto ishin zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi kontestin e emrit me Greqinë dhe vendi u emërua Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këto zgjedhje presidenciale, përveç Stevo Pendarovskit, morën pjesë Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE dhe Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. 

 Fatime Fazliji

Foto: Arkivi I MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR