• e shtunë, 03 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

16 prill 2025 (MIA)

- Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore

1828. - Vdiq piktori spanjoll, Francisko Goja. Që nga viti 1924 dhe deri në fund të jetës së tij, Francisco Goya jetoi në mërgim në Francë.

1844. - Në Paris lindi Zhak Anatol Frans Tibo, romansier, satirist dhe kritik francez. Vdiq në pronën e tij La Boshleri, afër Turit, më 12 tetor të vitit 1924.

1889. - Lindi në Londër aktori dhe drejtori i parë i filmave Çarli Çaplin. Ndër filmat e tij të shumtë përmenden "Kalamani", "Ethet e arit", "Kohët moderne" dhe "Diktatori i madh"(1940), në të cilin ai foli për herë të parë.

1895. - Lindi dramaturgu dhe poeti arbëresh nga krahina e Zarës në Dalmaci, Josif Prela. Nga pena e tij kanë dalë disa drama, komedi dhe poezi me temë patriotike dhe shoqërore. Të gjitha ato janë shkruar në të folmen arbëreshe. "Nika" është vepra më e shquar e Josif Prelës,e cila bart dramen e shpërnguljes së arbëreshëve të Zarës nga Shqipëria në shekullin e 18-të.

1945. - Trupat amerikane në Luftën e Dytë Botërore hynë në qytetin gjerman Nirnberg.

1945. - Në Shkup, në seancën e dytë të jashtëzakonshme të KAÇKM-së e cila u mbajt nga 14 deri 16 prill janë sjellë akte të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë dhe afirmimin e popullit maqedonas.

1951. - Nëndetësja britanike "Affray" u fundos në Kanalin Anglez, duke shkaktuar vdekjen e 75 vetëve.

1982. - Mbretëresha Elisabeth shpalli Kushtetutën e re të Kanadasë, duke i prerë lidhjet e fundit koloniale me Britaninë.

1991. - Kuvendi i RS të Maqedonisë a miratoi Projekt-amendamentin për fshirjen e atributit "Socialiste" para emrit të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Emri Republika e Maqedonisë është aprovuar më 7 qershor të vitit 1991.

1998. – Vdiq Alberto Kalderon, i konsideruar si një nga matematikanët më të njohur të shekullit.

2001 - Shtetet e Bashkuara dhe Kina arritën të mirëkuptohen për hyrjen e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Të dy shtetet kanë rënë dakord lidhur me çështjen e subvencioneve në bujqësinë kineze, një nga pikat kryesore pengesë në bisedimet për hyrjen e Kinës në OBT.

2003. - Liderët e 10 vendeve evropiane në Samitin e Bashkimit Evropian në Athinë nënshkruan marrëveshje për inkuadrim në Bashkimin Evropia më 1 maj të vitit 2004. Marrëveshjet i nënshkruan liderët e Estonisë, Qipros, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë, Maltës, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Çekisë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR