Frekuencë e rritur e automjeteve në Tabanocë, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata
- – Në VK Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga shteti, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi sot pasdite LAMM.
- Post By Fitore Curri
- 12:43, 2 maj, 2025
Shkup, 2 maj 2025 (MIA) – Në VK Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga shteti, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi sot pasdite LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s