• e premte, 02 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 prill 2025 (MIA)

- Sot është Dita e Punonjësve të Postë-Telegrafit të Maqedonisë

- Sot është Dita Ndërkombëtare e Planetit Tokë

1529. - Në Saragoza është nënshkruar Marrëveshja me të cilën Spanja dhe Portugalia e përcaktuan kufijtë e zonave të interesit në Oqeanin e Qetë.

1724. - Lindi një nga mendimtarët më të shquar të njerëzimit, filozofi gjerman Emanuel Kant. Vepra e tij pati një ndikim të jashtëzakonshëm në filozofinë që pasoi më vonë.

1766. - Në Paris lindi Madam de Stal, poete franceze. Në vitin 1810 e shkroi librin "Për Gjermaninë", rë cilin Napoleoni e ndaloi për shkak se autori admirohet nga filozofia dhe literatura gjermane.

1870. Lindi Vlladimir Iliç Lenin, njëri nga udhëheqësit e lëvizjes së punëtorëve rus dhe ndërkombëtar, organizator i Revolucionit të Tetorit në Rusi dhe themelues i shtetit, ekonomist, sociolog dhe marksist sovjetik. Vdiq në Gorki, afër Moskës, më 21 janar të vitit 1924.

1920. - Postierët e Maqedonisë hynë në grevë.

1933. - Vdiq bashkëthemeluesi i kompanisë britanike të prodhimit të makinave "Rolls-Rojs" sër Frederik Henri Rojs.

1970. - Në SHBA u mbajtën protestat më masive në histori, kur u manifestua brengosja për ruajtjen e mjedisit të jetesës.

1997. - Trupat peruane sulmuan rezidencën e ambasadorit japonez në Lima, duke liruar 71 pengje. Njëri prej tyre, tre ushtarë dhe 14 guerile mbetën të vrarë.

2004. - Në një shpërthim të fuqishëm të vagonëve të ngarkuar me amonium-nitrat në stacionin hekurudhor në qytetin verikorean Rjonçong në afërsi të kufirit kinez, kanë humbur jetën të paktën 161 persona, më shumë se një mijë janë plagosur, ndërsa janë shkatërruar 2.000 ndërtesa.

2006. - Vdiq aktorja italiane Alida Vali. Lindi në Pulë në vitin 1921, si Alida fon Altenburger. Vali në karrierën filmike, të gjatë më shumë se gjashtë dekada, veçanërisht u theksua në rolet në filmat "Njeriu i Tretë" të Kerol Rid në vitin 1949 dhe në në "Rasti Paradin" të Alfred Hipkog në vitin 1947.

2012. - Çarls Kolson, një nga pjesëmarrësit në aferën Votergejt nga era e presidentit Riçard Nikson, vdiq në moshën 80 - vjeçare në SHBA. Kolson në fillim të viteve 70-të të shekullit të kaluar ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më autoritarë të presidentit Nikson, i cili kryesisht merrej me të dhënat e zbulimit për kundërshtarët e tij politikë.

QËNDRONI TË LIDHUR