• e mërkurë, 09 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

4 prill 2025 (MIA)

188 - Lindi perandori romak, Septimij Bazian, i njohur si Mark Aureli, një nga tiranët më të njohur në historinë romake.

1463. - Përfundoi një paqe 10 vjeçare me turqit e cila u prish në nëntor të po atij viti me sulmet që ndërrmori Skënderbeu i shtyrë nga Papa dhe Venediku.

1617. - Vdiq Xhon Napier, matematikan skocez, i cili shpiku konceptin e logaritmeve.

1786 - Sipas shembullit të Akademisë franceze, mbreti suedez Gustavi III e them,eloi Akademinë suedeze, të njohur në botë për atë që e ndan Çmimin e Nobelit për letërsi.

1841. - Vdiq vetëm pas 32 ditëve në pushtet, Uiliam Harrison, presidenti i 9-të i Shteteve të Bashkuara. Pas mbajtjes së fjalimit më të gjatë të përurimit ai mori një pneumoni. Uilliam Harrison u pasua nga nënpresidenti Xhon Tajler.

1905. - Në tërmetin në provincën Lahor, atëherë pjesë e Indisë Britanike e humbën jetën 19.000 njerëz. Tërmeti prej 8.6 ballësh, sipas shkallës Rihter, shkatërroi qytetet Kangra dhe Dharmsala.

1945. - Lufta e Dytë Botërore përfundoi në territorin e Hungarisë, prej ku trupat sovjetike i dëbuan ushtarët gjermanë.

1949. - U nënshkrua në Uashington nga 12 fuqitë pjesëmarrëse, Traktati i Atlantikut të Veriut, i cili krijoi një aleancë të mbrojtjes së ndërsjellë.

1931. - U lind poeti arbëresh Karmel Kandreva. Ai është autori i përmbledhjes poetike "Shpirt i arbrit rron" që u botua në vitin 1976. Vdekja e tij e parakohëshme në vitin 1982 ishte një humbje për botën arbëreshe dhe për kulturën kombëtare në përgjithësi.

1945. - Në Shkup doli numri i parë i gazetës "Flaka e vëllazërimit", gazeta e parë në gjuhën shqipe.

1960. - Franca dhe Federata e Malit (Senegali dhe Sudani) nënshkruan marrëveshje që siguronin pavarësinë në gjirin e komunitetit francez.

1964. - Kryepeshkopi i Qipros, Makarios, anulloi traktatin e vitit 1959 midis Qipros, Greqisë dhe Turqisë.

1968. - Në Tenesi, SHBA, vritet udhëheqësi i të drejtave civile në SHBA, Dr. Martin Luter King, duke shkaktuar trazira në Memfis.

1975. - Gjatë rrëzimit të aeroplanit transportues ushtarak amerikan pas fluturimit nga Sajgoni, e humbën jetën 155 fëmijë.

1979. - Në Pakistan, ish-presidenti Zulfikar Ali Buto u var në Ravalpindi për komplotimin e vrasjes së një kundërshtari politik. Ai ishte president nga viti 1970 deri më 1977, kur ai u rrëzua nga gjenerali Zia Ul Hak.

1998. - Nga shpërthimi i gazit metan në minierën Skorcinski, në pellgun qymyrguror Donjeck, të Ukrainës, gjetën vdekjen 63 minatorë.

2000 - Shqipëria nënshkroi në Strasburg protokollin europian për heqjen e dënimit me vdekje. Shqipëria është vendi i 40-të anëtar i organizatës europiane që angazhohet zyrtarisht për heqjen e dënimit me vdekje.

2001. - Ministri italian i Brendshëm, Enxo Bianko dhe inspektori i përgjithshëm dhe funksionar i lartë në Ministrinë kineze të Sigurisë publike, Zhu Chunlin, nënshkruan në Romë një marrëveshje bashkëpunimi policor për të luftuar kundër emigracionit klandestin dhe kriminalitetit të organizuar.

2004. - Ushtarë spanjollë dhe forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve në Naxhaf. Madje u vranë 24 persona (irakianë dhe dy ushtarë). Të njejtën ditë në Bagdad u vranë edhe shtarë ushtarë amerikanë dhe 28 irakianë.

2007. - Vdqi Robert Klark, regjisor filmik amerikan. Klark, i njohur me filmin "Rrëfimi i Krishtlindjes", humbi jetën në aksidentin automobilistik në autostradën në bregun perëndimor të SHBA-së, në afërsi të Los Anxhelosit. "Rrëfimi i Krishtlindjeve" (1983) është film i cili në SHBA rregullisht transmetohet gjatë festave të Krishtlindjeve.

2011. - Në Sofje vdiq Dosta Dimovska, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Informative Maqedonase.

 

QËNDRONI TË LIDHUR