• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 qershor 2024 (MIA)

- Sot është Dita e Invalidëve të Maqedonisë

1533. - Vdiq Maria Tudor, mbretëreshë franceze.

1822. - Në Berlin vdiq Ernest Teodor Amadeus Hofman, shkrimtar, kompozitor dhe kritik muzikor gjerman, përfaqësues i romantikës së vonshme.

1847. - Robërit zezak të liruar nga SHBA-të, themelues të Liberisë, shpallën këtë shtet të Afrikë Republikë të Pavarur.Në të njejten ditë të vitit 1862. Liberinë e njohin edhe SHBA-të.

1861. - Vdiq Abdul Mexhidi i I-rë, sulltan i Perandorisë Osmane.

1903. - Lindi Xhorxh Orvell, letrar dhe eseist anglez.

1920 - Qyteti Hagë, në Holandë, është zgjedhur për seli të Qendrës ndërkombëtare të drejtësisë.

1938. - E mori detyrën presidenti i parë i Irlandës Daglas Hajd.

1942 - Aviacioni ushtarak britanik me 1.000 bombardues e sulmoi qytetin gjerman Bremen.

1956 - Lindi Boris Trajkovski, presidenti i dytë me radhë i Republikës së Maqedonisë (nga 15 dhjetori i viti 1999, deri më 26 shkurt të vitit 2004). Trajkovski ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup, ndërsa në vitin 1980, ka specializuar të drejtë ekonomike dhe të drejtë të punës. Ai ndërroi jetë më 26 shkurt të vitit 2004 në fatkeqësi aeroplani që ndodhi në një pjesë malore në afërsi të Mostarit. Në rrugë për në Sarajevë në aeroplanin e njëjtë udhëtonin gjithsej nëntë njerëz dhe të gjithë tragjikisht i humbën jetët.

1979. - Ndodhi fatkeqësia më e rëndë në historinë e aviacionit amerikan. Menjëherë gjatë fluturimit nga aeroporti i Çikagos, u rrëzua aeroplani "DC-10" i "Amerikan erlajn", me ç'rast jetën e humbën 272 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

1991. - Dita e Pavarësisë së Republikës së Sllovenisë.

1991. - Njësitë e fundita federale të stacionuara në Çekosllovaki e klëshuan këtë vend, 23 vjet pas intervenimit ushtarak të Paktit të Varshavës me të cilin është rrëzuar pushteti i udhëheqësisë nën udhëheqje të Aleksandar Dubçek.

1992. - Lituania e njohu Republikën e Maqedonisë.

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Katari vendosën marrëdhënie diplomatike.

1997. - Vdiq Zhak Iv Kusto, hulumtues francez.

2009. - Vdiq Michael Jackson, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, valltar amerikan, i quajtur ndryshe "King of Pop" (Mbreti i pop-it).

QËNDRONI TË LIDHUR