16 dhjetor 2025 (MIA)
- Festë Kombëtare e Republikës së Etiopisë
1485. - Lindi Katarina Aragon, gruaja e mbretit të parë Anglez, Henry VIII.
1775. - Lindi romancierja angleze Xhejn Ostin. Ajo ishte autorja e veprave të tilla si "Ema", "Krenari dhe paragjykim", "Cënimi" etj.
1859. - Vdiq njëri nga vëllezërit e famshëm Grim, gjermani Uilhelm Grim.
1882. - Lindi kompozitori i famshëm hungarez, Zoltan Kodali. Ndër suitat i tij të famshme mund të përmenden "Dansi në Galanta" dhe "Hary Janos".
1899. - Lindi shkrimtari, këngëtari dhe aktori anglez Noel Kauard, shumë i popullarizuar mes Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore në Britani të Madhe dhe në SHBA.
1920. - Një tërmet i fuqishëm e goditi Kinën, me ç'rast e shkatërroi provincën Shansi. Nën rënojat e ndërtesave e humbën jetën rreth 180.000 njerëz.
1946. - Filloi mësimi i katedrës së matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe gjeografisë me etnologji në sektorin matematikoro-natyror në Fakultetin Filozofik në Shkup.
1965. - Vdiq shkrimtari i njohur anglez, Somerset Maugham. Ai është vlerësuar kryesisht për botimin e novelave të tilla si "Human Bondage" dhe "The moon and Sixpence".
1969. - Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik e hoqi dënimin me vdekje.
1993. - Me shkëmbimin e dokumentave zyrtare në Shkup, gjashtë vende-anëtare të BE-së, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Danimarka - vendosën marrëdhënie të plota diplomatike me Republikën e Maqedonisë.
1995. - Me vendim të Komitetit ekzekutiv të Konfederatës evropiane të sindikatave (KES)), Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bë anëtare e Forumit të KES-it.
1996. - Përfaqësuesit e 54 vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI), miratuan një rezolutë të veçantë për Kosovën, në të cilën u kërkua vendosja e institucioneve të vërteta demokratike në Kosovë duke përfshirë funksionimin e qeverisë, parlamentit dhe sistemit gjyqësor të shqiptarëve në Kosovë.
1996. - Qindra palestineze demonstruan pranë universitetit të Hebronit, duke kërkuar rihapjen e institucionit të mbyllur nga Izraeli. Studentët dhe arsimtarët mbanin në duar parrulla, me anë të të cilave kërkonin rifillimin e studimeve të pezulluara pas një vale sulmesh vetëvrasëse nga militantë muslimane, shkurtin dhe marsin e kaluar, ku gjetën vdekjen 59 persona në shtetin hebrej.
1996. - Aeropla2ë amerikanë dhe britanikë e sulmuan Irakun.
1997. - U hap zyrtarisht në kodrën Santa Monika, qendra muzeale më e madhe në botë, Getti. Në këtë muzeum u ekzpozuan koleksione me vepra arti të shekullit 20-të përfshirë këtu edhe veprën e Vinsent Van Gogut "Irises", "The Rues Mosnier with Flags" të Eduard Manet dhe "Still life with Apples" të Pol Cezane.
1997. - Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi me konsensusin e 185 vendeve anëtare një konventë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e luftës kundër atentateve terroriste.
2002. - Partia nacionaliste hindu "Bharatiya Janata" fitoi zgjedhjet e përgjithshme në shtetin perëndimor Guxharat duke marrë 126 vende në parlamentin me 182 anëtarë.
2003. - Kuvendi zviceran e miratoi rezolutën me të cilën masakra mbi armenët që ndodhi në Turqi gjatë Luflës së Parë Botërore u shënua si gjenocid.
2004. - Presidenti i ri i SHBA-së Xhorxh Bush e emëroi gjeneralin e pensionuar Kolin Pauel për sekretar shtetëror, i cili u bë afroamerikani i parë në funksionin shef i diplomacisë.
2004. - Në Tajvan, në kryeqendrën Tajpej u montuan ashensorët më të shpejtë në botë (1.014 metra në minutë). Ishin montuar deri atëherë në ndërtesën më të lartë në botë 508 metra.