• e martë, 19 nëntor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

18 nëntor 2024 (MIA)

1626. - Papa Urbano VIII bekoi në Romë Bazilikën e re të Shën Pjetrit.

1860. - Lindi Ignacy Jan Paderewski, politikan dhe pianist polak. Ai u bë kryeministër i Polonisë në vitin 1919 dhe president i saj në vitin 1940.

1883. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës adoptuan kohën e standardeve dhe e ndajnë vendin në katër zona kohore.

1886. - Vdiq Chesten Alan Arthur, president i 21-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1881-'85.

1903. - Panamaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një traktat në lidhje me Kanalin e Panamasë.

1910. - Në Meksikë shpërtheu revolucioni në të cilën gjatë 10 viteve të ardhshme e humbën jetën të paktën një milion njerëz.

1918. - Armata belge hyri në Bruksel pas okupimit katërvjeçar nga ana e Gjermanisë, në, Luftën e Parë Botërore.

1918. - Këshilli Kombëtar i Letonisë shpalli pavarësinë e Republikës së Letonisë dhe Jenis Cakst president të saj.

1923. - Lindi në New Hampshire Alan Shephard, amerikani i parë me origjinë shqiptare, që udhëtoi në hapësirën kozmike. Ai ishte i dyti njeri që doli në hapësirën kozmike pas rusit Juri Gagarin.

1935. - Hynë në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Italisë. Këto sanksione u vunë nga Lidhja e Kombeve dhe shkaku ishin invadimi i Abisinisë (Etiopisë) nga ana e Italisë.

1941. - Vdiq Xhon Wolson, kryeministri i parë australian laburist.

1978. - Xhim Xhons, një prift amerikan, dërgon 914 pasuesit e tij në një vdekje të përbashkët ne Xhonstaun të Guajanës, duke i dhënë kështu të pijnë një lëng frutash me cianur. Anëtarët e kultit, të cilët refuzuan të bënin një veprim të tillë, u ekzekutuan në vend.

1991. - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Kushtetutën. Nga 120 deputetë për Kushtetutën votuan 92.

1992. - Policia pakistaneze arrestoi udhëheqësen e opozitës Benazir Buto, kur ajo u përpoq të udhëhiqte një marshim drejt parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

1995. - Vatikani u shpreh se për katolikët e Romës, çështja e grave prifte ishte një çështje definitive, e pagabueshme dhe e padiskutueshme e doktrinës së kishës.

1996. - Tridhjetë e katër vetë u plagosën gjatë shpërthimit të flakëve nga një tren që transportonte kamionë në tunelin e kanalit anglo-francez.

1999. - Ushtarakët pakistanezë i dorëzuan policisë kryeministrin e rrëzuar Nemaz Sharif, ndërkohë që qeveria ushtarake shpallte falimentimin e tij nga korrupsioni.

2004. - Në Angli me traditën 700 vjeçare është ndaluar gjuajtja e dhelprave.

2005. - Në tre sulme të ndara me bombë në Irak, në hotelin e Bagdadit "Hamra" dhe në dy xhami në qytetin Kanagin, e humbën jetën 80 njerëz, ndërsa janë plagosur rreth 100.

2006. - Të paktën 120 njerëz e humbën jetën, ndërsa rreth dhjetëra llogariten si të zhdukur në përmbytjen e cila e kaploi Afganistanin perëndimor. Më së shumti është goditur provinca Badgis.

2007. - Në shpërthimin e metanit në minierën "Zasjadko" në thellësi prej rreth 1.000 metrave, në rajonin Donetskit në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën 100 minatorë. Në momentin e fatkeqësisë në minierë ndodheshin 457 njerëz.

QËNDRONI TË LIDHUR