• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

26 qershor 2024 (MIA)

- Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

- Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Drogës

1541. - Vritet në pallatin e tij në Lima të Perusë, Fransisko Pisaro, pushtuesi spanjolli i Perusë.

1730. - Lindi astronomi francez Sharl Mesie. Ai zbuloi një numër të madh kometash dhe u mbiquajt "qebesi i kometave" nga ana e mbretit Luigji XV.

1754. - Austriakët u mundën nga francezët në Flerjs, duke ndaluar kështu pushtimin e Belgjikës nga ana e tyre.

1810. - Vdiq Zhozef Mishel Mongolfie, francezi, emri i të cilit u lidh ngushtë me shpikjen e ballonit me ajër të ngrohtë.

1836. - Vdiq Zhozef Ruzhe de Liste, autor francez, oficer ushtrie dhe kompozitor i himnit "Marsejezë".

1843. - Hong-Kongu shpallet koloni e kurorës britanike, ndërsa Ser Henri Patinger, guvernator i saj.

1992. - Lindi Perl Bak, shkrimtare amerikane. Famën botërore e ka marrë me romanet për jetën e popullit kinez. Ka vdekur në Danbi, më 6 mars të vitit 1973.

1898. - Lindi Vilhelm Mesershmit, inxhinier dhe projektues gjerman avionësh.

1945. - Firmoset nga 50 vende në San Fransisko të SHBA, karta e Kombeve të Bashkuara që pasoi Ligën e Kombeve. Ajo u bë efektive në 24 tetor të atij viti.

1960. - Ishulli i Oqeanit Indian, Madagaskari, fitoi pavarësinë nga Franca dhe mori emrin Republika e Malgashit.

1960. - Somalia britanike fiton pavarësinë dhe 5 ditë më vonë bashkohet me Somalinë italiane, për të formuar Republikën e Somalisë.

1970. - Aleksander Dubçek, shef i Partisë komuniste të Çekosllovakisë dhe udhëheqës i lëvizjes reformuese të quajtur "Pranvera e Pragës" deri në intervenimin e Paktit të Varshavës në gusht të vitit 1968, është përjashtuar nga partia qeveritare.

1975. - Në Indi, Indira Gandhi shpall gjendjen e jashtëzakonshme, duke arrestuar qindra kundërshtarë të saj.

1976. - Një tërmet i magnitudës 7,1 sipas Rihter goditi provincën Irizin Jaja të Indonezisë, duke shkaktuar vdekjen e 400 deri 9 mijë vetëve.

1977. - Shteti Afrikano Lindor i Xhibutit fiton pavarësinë mbas një sundimi 117 vjeçar francez.

1978. - Rrëzohet nga pushteti dhe ekzekutohet presidenti i Jemenit të Jugut Selim Ruba Ali.

1989. - Një nëndetëse bërthamore sovjetike, e pajisur me armë bërthamore, bllokohet në brigjet e Norvegjisë si rezultat i shpërthimit të një tubi në reaktor.

1904. - Lindi Piter Lor (emri i vërtetë Lazho Levenshtip), aktor hungarez i njohur për rolet e tij në filmat "Skifteri maltez", "Kazablanka" dhe "Arsenik dhe lidhësja e vjetër".

1990. - Parlamenti hungarez i kërkoi qeverisë së parë post-komuniste të negocionte për largimin e vendit nga Traktati i Varshavës.

1992. - Në Shkup u formua Oda Farmaceutike e Maqedonisë, me qëllim që ta organizojë dhe përparojë farmacinë si element i pandarë i shëndetësisë.

1995. - Presidenti egjiptian Hosni Mubarak i shpëton një atentati në Adis Abeba, mbasi limuzina e tij e blinduar u qëllua me breshëri armësh.

1999. - Udhëheqësi i rezistencës së Timorit Lindor, Zhose Ramos Horta, viziton për herë të parë Indonezinë qysh nga koha e pushtimit të vendit dhe largimit të tij me forcë më shumë se 20 vjet më parë.

2002. - Katastrofa hekurudhore që ndodhi në Dodona, në qendër të Tanzanisë, shkaktoi 243 të vdekur. Skuadrat e shpëtimit nuk dhanë asnjë shpresë për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë, deklaroi ministri tanzanian i Transportit dhe Komunikacionit, Mark Muandosja, i cili ndodhej në vendin e aksidentit.

QËNDRONI TË LIDHUR