• e shtunë, 05 tetor 2024

Në Dibër shfaqet interes i madh deri më tani për imunizim kundër gripit sezonal

Në Dibër shfaqet interes i madh deri më tani për imunizim kundër gripit sezonal

 Dibër, 24 nëntor 2023 (MIA) - Banorët nga rajoni i gjerë të Dibrës, persona kryesisht mbi 65 vjet dhe ata me sëmundje kronike, këtë vit tregojnë interes më të madh për imunizimin kundër gripit sezonal, krahasuar me vitet e kaluara.

"Si asnjëherë deri më tani qytatarët tanë tregojnë interes për imunizimin kundër gripit sezonal, që vazhdon pa probleme. Deri sot janë aplikuar rreth 600 doza, që është për 150 më shumë që nga vjeshta e kaluar. Kryesisht bëhet fjalë për persona mbi 65 vjet dhe me sëmundje kronike. Nga vaksinat komerciale kemi aplikuar 10 doza", deklaroi për MIA, epidemiologu Mentor Melja.

 

 

Shtoi se nga dozat e përgjithshme të aplikuara, qindra janë përmes shërbimit për vaksina nga Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar, i cili në kuadër të aktivitetit të tij për vaksinim i viziton edhe personat të cilët për arsye të ndryshme të arsyeshme nuk kanë mundur të vijnë në njësitin për shëndet publik në qytet.

"Imunizimi vazhdon dhe dua që nëpërmjet mediumit tuaj që t'i informojë qytetarët se mund të imunizohen dhe nëse nuk kanë aplikuar në aplikimin përkatës. Egjithë kjo është në interes të shëndetit të qytatarëve tanë. Edhe një herë bëjë apel që të vaksionohen kundër gripit sezonal, sepse ajo është masa më efikase për mbrojtje", porositi Melja.

Në këtë njësi, përndryshe, përveç qytetarëve nga Komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupës, të cilët me aktivitetin e vet i mbulon ai, kundër gripit sezonal po imunizohen edhe banorët e zonës së Rekës së Poshtme, Komunës Mavrovë Rostushë, si dhe qytetarë banorë të qyteteve të tjera që në këtë periudhë janë në vendlindjet e tyre, ndërsa të cilët në aplikim e kanë nënvizuar Dibrën si pikë për vaksinim. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR