Në Bullgari sot është Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave në Koçan
- Këshilli i ministrave të Bullgarisë e ka shpallur 18 marsin Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht në Koçan, Republika e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Qeveria bullgare shprehu ngushëllime deri të familjet e viktimave.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:32, 18 mars, 2025

Sofje, 18 mars 2025 (MIA) - Këshilli i ministrave të Bullgarisë e ka shpallur 18 marsin Ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht në Koçan, Republika e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Qeveria bullgare shprehu ngushëllime deri të familjet e viktimave.
Në kujtim të tyre, sot do të jenë në gjysmështizë flamujt kombëtarë të institucioneve shtetërore, raporton BTA.
Gjithsej 59 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 155 kanë pësuar djegie dhe lëndime të shkallëve të ndryshme pas zjarrit që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan, Maqedonia e Veriut, gjatë koncertit të bendit DNK në orët e hershme të mëngjesit të dielën. Disa nga viktimat janë pranuar për mjekim në Bullgari. Gjithsej 14 prej të lënduarve me aeroplan transportues ushtarak "Spartan" dhe autoambulancat e Mjekësisë Emergjente të Sofjes janë transferuar në Bullgari.
Në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje u hap Libri i Ngushëllimeve, në të cilën qytetarët mund të shprehin ngushëllimet lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan. qa/bsh/
Foto: BTA