• e mërkurë, 18 dhjetor 2024

Në Bruksel vazhdon skriningu sqarues për Klasterin 4, në përgatitje raportet e KE-së për klasterët 1 dhe 2

Në Bruksel vazhdon skriningu sqarues për Klasterin 4, në përgatitje raportet e KE-së për klasterët 1 dhe 2

Bruksel, 16 mars 2023 (MIA) - Në Bruksel sot vazhdon skriningu sqarues për Klasterin 4, me Kapitullin 21 për Rrjetin transevropian, së bashku me Kapitullin 15 - Energjetika. Në të njejtën kohë, siç brifojnë burime nga Komisioni evropian, në përgatitje janë raportet për procesin e skriningut për Klasterin 1 - Themele dhe Klasterin 2 - Tregu i brendshëm.

Dje filloi takimi i skriningut sqarues për Klasterin 4 me Kapitullin 21 - Rrjete transevropiane dhe Kapitullin 14 0 Politika e transportit.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dje tha se rrjetet transevropiane dhe politika e transportit, si dhe energjetika janë kapituj mjaft të rëndësishëm ku ne si shtet kemi çka të tregojmë, por kemi edhe shumë për të bërë.

Siç lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Brukseli, ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është shtet i cili është i kyçur në komunitetin e transportit, si edhe të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor dhe se marrim pjesë edhe ne energjetikë, edhe në komunitetin e transportit përmes nismës së Procesit të Berlinit.

Ai tha se BE-ja i jep shumë rëndësi këtyre sferave sepse janë me rëndësi thelbësore për zhvillimit e tërë BE-së, për zhvillimin e rajonit tonë dhe se nuk mund të ketë zhvillim pa infrastrukturë të zhvilluar, ndërkaq nuk mund të ketë infrastrukturë të zhvilluar pa investim në rrjetin e transportit dhe pa rrjet efikas të transportit.

Lidhur me atë se kur do të publikohen raportet e KE-së për Klasterin 1 dhe 2, tha se po përgatiten, si ato për ne, ashtu edhe ato për Shqipërinë dhe se do të publikohen në të njejtën kohë.

Shtoi se raportet janë hyrje të rëndësishme për udhërrëfyesit që duhet t'i bëjmë që tashmë fillojmë t'i punojmë dhe q[ duhet përafërsisht në të njejtën kohë t'i përfundojmë, ndërsa raporti i skriningut do të jetë për ne edhe një lloj korrigjuesi apo udhëzuesi që duhet të fuqim në këto udhërrëfyes deri në anëtarësim.

Në hapjen e skriningut sqarues për Klasterin k, Mona Bjosklund, drejtoreshë e Drejtorisë për mobilitet dhe transport pranë KE-së, theksoi se 25 për qind e legjislaturës së përgjithshme të BE-së bëjnë pjesë në sektorin e transportit, lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Brukseli.

Ajo theksoi se që prej vitit 2019 kanë filluar bisedimet me Maqeodninë e Veriut për Kapitujt 14 dhe 21 nga Klasteri 4, por prej atëherë, siç tha, ka shumë risi dhe akte ligjore, të cilat vendi duhet t'i implementojë, duke e shtuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendit me BE-në pas Marrëveshjes për komunitetin transportues.

"Nga ana e BE-së, politikën e transportit e lëvizin prioritetet e agjendës së gjelbër dhe neutralitetit të karbonit. Qëllimi është të arrihet mobiliteti i gjelbër, i mençur dhe i kapshëm. Legjislatura për transport në BE vazhdimisht zhvillohet dhe këtu jemi t'ju mbështesim. Mbetet akoma punë t'i përforcojmë përpjekjet që këto akte ligjore të implementohen. Aktet e reja janë të rëndësishme për të gjitha obligimet tona që Evropa të bëhet më e gjelbër", tha Bjorklund.

Dje në tkaim u prezantuan ndryshimet më të reja dhe më të rëndësishme lidhur me mospagesën e taksave rrugore varësisht nga vëllimi i emetimit të gazrave të dëmshme, d.m.th. ndotjen, ndërlidhjen e sistemeve nacionale për taksa rrugore dhe standardet dhe rregullat që duhet të vlejnë varësisht nga lloji i automjeteve dhe koha gjatë ditës apo javës kur duhet të zbatohen.

Rregullativa e dytë që e prezantuan, ka të bëjë me masat për parandalim të ekzistimit të të ashtuquajturave fantom kompani në transport, përkatësisht kompai të cilat ekzistojnë vetëm në zyre avokatësh dhe me sandëk postar, kështu që do të konstatohen standarde - sa automjete duhet të posedojnë, sa persona duhet të punësojnë dhe secili shtet të vendosë në regjistrin e tyre vlerësimin për rrezik. Me atë rast secili vend-anëtar mund të kërkojë informata nga një vend tjetër anëtar nëse me të vërtetë ekziston një kompani e tillë apo është fiktive, diçka me çka përballet në shumë sfera tani Maqedonia, ku kompani të këtilla fiktive regjistrohen tre ditë para marrjes së tenderit.

U prezantuan edhe rregullativat për transport të udhëtarëve, kushtet për punë të vozitësve, si koha e pushimit, kushtet adekuate për të flejtur që duhet të sigurohen derisa janë në rrugë, e drejta e pushimit, si dhe masat për zhvillim të sigurt të transportit, diçka që, nëse implementohet, mund të ndikojë në përmirësimin e gjendje tek ne pas ngjarjes me "Durmoturs", "Besa trans" dhe incidente të tjera të shkaktuara nga lëshime të tilla dhe të ngjashme.

Një grup i gazetarëve nga vendi, për herë të parë prej se ka filluar provesi i skriningut për harmonizim të legjislaturës me BE-në, e ndjekin skriningun sqarues në Bruksel.

Gazetarët në Bruksel dje u takuan me ushtruesen e detyrës drejtoreshë për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Mkela Matuela, si dhe me këshilltarët për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, Sajmon Mordju dhe Maja Kocijançiq. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR