Në Bruksel fillon skriningu shjegues për Klasterin 4 - Agjenda e gjelbër dhe Lidhshmëria e qëndrueshme
- Në Bruksel sot fillon takimi i skriningut shpjegues për Klasterin 4 - Agjenda e gjelbër dhe Lidhshmëria e qëndrueshme.
- Post By Sara Ademi
- 07:22, 15 mars, 2023
Bruksel, 15 mars 2023 (MIA) - Në Bruksel sot fillon takimi i skriningut shpjegues për Klasterin 4 - Agjenda e gjelbër dhe Lidhshmëria e qëndrueshme.
Takimi i skriningut shpjegues për këtë Klaster, të cilin do ta hapë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, do të fillojë me Kapitullin 21 - Rrjetet transevropiane dhe Kapitulli 14 - Politika transportuese.
Klasteri 4 ose "prioritetet e gjelbërta" janë në majë të prioriteteve të Bashkimit Evropian ku ka legjislacion të gjerë, i cili po përmirësohet dhe është më i vështiri për zbatim, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe investimeve.
Një grup gazetarësh nga vendi, për herë të parë pasi filloi procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit me BE-së, do ta ndjekin skriningun shpjegues në Bruksel.
Trajnimi i gazetarëve për raportim për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, është projekt i përbashkët i Sekretarit për Çështje Evropiane dhe Mbështetjes nordike në Maqedoninë e Veriut. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s