Hetim për tentim vrasje në Mirkovc
- Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për vrasje në tentativë dhe kundër një personi tjetër për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Ngjarja ka ndodhur më 10 dhjetor në fshatin Mirkovc, ku i dyshuari 37-vjeçar ka tentuar t'i marrë jetën një personi për shkak të padurimit të mëparshëm dhe marrëdhënie të pazgjidhura për borxh. I dyshuari ka gjuajtur me një plumb në drejtim të viktimës, por nuk ka arritur ta qëllojë atë. Gjykata Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
- Post By Sara Ademi
- 10:34, 18 dhjetor, 2024
You need to login to view this page