• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Britani të Madhe po testohet vaksina e personalizuar mRNA kundër melanomës e cila mund të parandalojë kancerin në mushkëri, fshikëz dhe veshka

Në Britani të Madhe po testohet vaksina e personalizuar mRNA kundër melanomës e cila mund të parandalojë kancerin në mushkëri, fshikëz dhe veshka

Londër, 25 prill 2024 (MIA) - Vaksina e parë e personalizuar mRNA e cila gjithashtu mund të parandalojë kancerin e mushkërive, fshikëzës dhe veshkave, po testohet te pacientët në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo vaksinë funksionon duke nxitur trupin të kërkojë dhe shkatërrojë qelizat e kancerit për të parandaluar rikthimin e sëmundjes vdekjeprurëse dhe mund t'i përshtatet çdo personi në vetëm disa javë, shkruan "Indipendent".

Sipas gazetës, faza e dytë nga testimet e vaksinës, në prodhimin e së cilës marrin pjesë gjigantët farmaceutikë "Moderna" dhe "MSD", tregon një ulje të ndjeshme të rrezikut të rishfaqjes së kancerit tek pacientët me melanoma.

Tani është faza përfundimtare e tre provave të cilat i udhëheq Spitali i Kolegjit universitar në Londër (UCLH).

Doktor Heder Sho, koordinator i provës tha se vaksina ka potencialin për të kuruar njerëzit me melanoma dhe është duke u testuar për kancere të tjera.

Vaksina e re ka për qëllim të stimulojë sistemin imunitar për të luftuar një lloj të tipit me specifik të kancerit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR