• e shtunë, 06 korrik 2024

Në Bogorodicë dhe Tabanocë pritet prej 15 deri 30 minuta

Në Bogorodicë dhe Tabanocë pritet prej 15 deri 30 minuta

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe pritet prej 15 deri 30 minuta për dalje nga shteti në Bogorodicë dhe për hyrje dhe dalje në Tabanocë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata, informon LAMM. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes të veturave, veçanërisht në rrugët në afërsi të luginave dhe grykave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë -Dibër, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR