Në Berlin vazhdojnë protestat propalestineze
- Edhe për sot me rastin e përvjetorit të sulmit të Hamasit në Izrael në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, janë paralajmëruar protesta në Potsdamer Plac, për këtë shkak janë vendosur rreth 2.000 policë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:14, 7 tetor, 2024
Berlin, 7 tetor 2024 (MIA) - Edhe për sot me rastin e përvjetorit të sulmit të Hamasit në Izrael në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, janë paralajmëruar protesta në Potsdamer Plac, për këtë shkak janë vendosur rreth 2.000 policë.
Në tubimet propalestineze gjatë fundjavës në Berlin, protestuesit hodhën gurë dhe shishe ndaj policëve, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Të shtunën protestuesit propalestinezë marshuan nga Tempelhof drejt portës së Brandenburgut dhe të dielën u mbajtën protesta në Krojcberg dhe Nojkoln. Policia ka përdorë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë mijëra protestuesit në lagjen Krojcberg të Berlinit, ndërsa disa janë arrestuar, duke përfshirë një protestues në karrocë invalidore, i cili thuhet se u tërhoq zvarrë me forcë në një automjet të policisë.
Foto: DPA