• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në BeH mbi 200.000 shtëpi janë pa rrymë, ndërsa Dërvari është shkëputur nga bota

Në BeH mbi 200.000 shtëpi janë pa rrymë, ndërsa Dërvari është shkëputur nga bota

Sarajevë, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Më shumë se 200.000 shtëpi në Bosnjë e Hercegovinë janë pa energji elektrike për shkak të defektit të shkaktuara nga bora e dendur.

Në Federatën e BeH pa energji elektrike kanë mbetur rreth 140.000 shtëpi, ndërsa mbi 50.000 shtëpi janë pa rrymë në pjesën perëndimore të Republikës Sërpska. 

Ndërmarrja elektro-ekonomike e BeH njoftoi se situata më e vështirë është në Kantonin Una-Sana, Kantonin Tuzla dhe Kantonin Zeniçko-Doboj.

 Në Dërvar bora ka arritur lartësinë prej dy metra, ndërsa të gjitha daljet nga qyteti janë bllokuar. 

 Në BeH tashmë dy ditë bie borë, në Bjellashnicë janë matur 174 centimetër birë, ndërsa në Sarajevë shtresa e borës është 28 centimetër, ku trafiku po zhvillohet në mënyrë të vësjtirë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR