Në Al-Nasr të bindur se liga e Arabisë Saudite nuk do ta ketë fatin e kampionatit kinez
- Drejtori komercial i Al Nasr, Zhordi Durante ka thënë se liga e Arabisë Saudite është një projekt afatgjatë dhe nuk do ta ketë fatin e njëjtë si kampionati kinez.
- Post By Fami Bajrami
- 10:45, 12 shkurt, 2025

Riad, 12 shkurt 2025 (MIA) - Drejtori komercial i Al Nasr, Zhordi Durante ka thënë se liga e Arabisë Saudite është një projekt afatgjatë dhe nuk do ta ketë fatin e njëjtë si kampionati kinez.
"A mund të largohen 'yjet' nga liga e Arabisë Saudite si në ligën kineze? Ky është një rast krejtësisht tjetër. Arabia Saudite ka një pasion të fortë për futbollin. Ne do të jemi nikoqir në Kupën e botës në vitin 2034, kështu që ky është projekt afatgjatë”, ka thënë Durante për "RB Sport".
Më 11 dhjetor 2024, FIFA bëri të ditur se Kupa e botës 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite në 15 stadiume në pesë qytete: Riad, Xheda, Abha, Al Hobar dhe Neom, qytet që duhet ndërtuar në veriperëndim të vendit.
Foto: EPA