• e shtunë, 05 tetor 2024

Në akset rrugore Mavrovë - Hanet e Mavrovës dhe Berovë - Strumicë mbetet ndalesa për kamionë

Në akset rrugore Mavrovë - Hanet e Mavrovës dhe Berovë - Strumicë mbetet ndalesa për kamionë

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Në akset rrugore Mavrovë - Hanet e Mavrovës dhe Strumicë - Berovë mbetet ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese.

Ndalesa ishte vendosur prej dje për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Në rrugën Strumicë - Berovë, ekipi i ndërmarrjes publike "Rrugët e Maqedonisë" gjatë ditës së djeshme punoi edhe në largimin e drurëve të rënë në këtë aks rrugor.

Në rrugët e tjera në shtet, sipas informacioneve të mëngjesit të Lidhjes Automote të Maqedonisë, komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe të ftohtë paradite, ndërsa gjatë ditës me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -2 deri 8 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR