• e martë, 03 shkurt 2026

Në 24 orët e fundit shqiptohen 276 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në 24 orët e fundit shqiptohen 276 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

 Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 276 shoferë. 

 Prej tyre nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 154 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 122 shoferë jashtë vendeve të banimit.

 Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bëri të ditur MPB-ja.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR