Mustafi: Bota serbe përveç politikave, po ua dirigjon edhe zhvillimin e Tetovës
- Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i Bulevardit Vidoe Smilevski Bato, që përfundon në fusha!
- Post By Besnik Shuki
- 15:16, 2 gusht, 2025
Tetovë, 2 gusht 2025
Të nderuar qytetarë
Me pompozitet të madh u përurua vazhdimi i Bulevardit Vidoe Smilevski Bato, që përfundon në fusha!
Në këtë përurim ishte edhe vetë kryeministri Mickoski të cilit Bilall Kasami i tha se në këtë rajon ka pasur Komunikacion shumë të dendur, ndërsa të gjithë e dijnë se ajo rrugë më herët nuk ka ekzistuar fare ndërsa tani është rrugë pa dalje dhe vetëm i huton njerëzit!
Sidoqoftë, nëse hulumtohet më thellë, del që pronarë të tokave rreth "airport-it" të Bilall Kasamit, janë së paku 6 persona të nacionalitetit serb edhe atë me adresë banimi në Serbi.
Pse Bilall Kasami ua shtroi rrugën për skaj parcelave të tyre duke pasur shumë nyje dhe rrugë tjera në Tetovë që duhet bërë?
A lidhet kjo me donacionin prei 800 mijë eurosh që e mori Bilall Kasami nga kompania Serbe?
Pse Bilall Kasami insistonte me çdo mënyrë që ta përfundoj këtë rrugë kur ka shumë nevoja dhe projekte tjera të rëndësishme për qyretarët?
Këto janë pyetje që Bilall Kasami e ka për obligim të përgjigjet para Tetovarëve!
Bota serbe përveç politikave, po ia dirigjon edhe zhvillimin e Tetovës.
Këtë nuk do të ua lejojmë! Fundi i juaj politik po vjen. Historia do i mbaj mend të gjithë tentimet tuaja për sërbizimin e Maqedonisë!
Në tetor do të merrni përgjigje nga populli!
Fitim Mustafi, dega e BDI-së, Tetovë
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: BDI