• e mërkurë, 31 korrik 2024

Murtezani: Nuk mund të pretendoj, por ka perceptim se në ASHAM nuk ka qasje për bashkësitë tjera etnike

Murtezani: Nuk mund të pretendoj, por ka perceptim se në ASHAM nuk ka qasje për bashkësitë tjera etnike

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për iniciativën e koalicionit "VLEN" për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art tha se është premtim zgjedhor i koalicionit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

"Bëhet fjalë për premtim elektoral, i njëjti është shkruar dhe premtuar para qytetarëve. Këtë projekt nuk duhet parë si tendencioz, pra një projekt që i drejtohet një komuniteti të caktuar etnik. Bëhet fjalë për projekt që duhet të krijojë një hapësirë ​​të caktuar për zhvillimin e shkencës, kulturës... Megjithatë, mbetet të shihet se si mund të realizohet ai projekt, pra ai premtim në përputhje me rregulloret ligjore", ka thënë Murtezani.

Siç është thënë nga kryetarët e koalicionit VLEN, thotë Murtezani, struktura aktuale e ASHAM-it mendoj se është një bazë e mjaftueshme për të arritur në përfundimin se përkatësia etnike është faktori kyç për qasje, jo profesionalizimi dhe shkenca.

"Unë vetëm mund të ndaj një pjesë të perceptimit të shumicës së shqiptarëve. Perceptimi është se në ASHAM nuk ka qasje për shkencëtarët nga bashkësitë tjera etnike. Por, nuk kam informacione konkrete sepse nuk punoj në ASHAM dhe nuk mund të pretendoj nëse është ashtu apo jo", ka thënë Murtezani.

Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë dje ka dalë me kumtesë ku thekson se ASHAM gjithmonë ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët që i plotësojnë kriteret e larta shkencore dhe artistike për anëtarësim në te, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër.

"Për partitë politike dhe ndikimet e tyre asnjëherë nuk ka pasur vend në të", thonë në ASHAM.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR