Murtezani nga Tirana: Korridori 8 - simbol i integrimit dhe ndërlidhjes evropiane, që e lehtëson tregtinë dhe e përforcon bashkëpunimin rajonal
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, që po mbahet në Tiranë, ku në kuadër të ditës së parë të Konferencës ishte folës në panelin me temë "Shqiptarët në rjaon - identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian".
- Post By Arta Bunjaku
- 16:41, 8 shtator, 2025
Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, që po mbahet në Tiranë, ku në kuadër të ditës së parë të Konferencës ishte folës në panelin me temë "Shqiptarët në rjaon - identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian".
Në fjalimin e tij, siç kumtuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani theksoi se rruga drejt BE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor paraqet zgjedhje të vlerave dhe të ardhme të përbashkët, ndërkaq jo vetëm proces teknik. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës evropiane përmes zbatimit të reformave thelbësore të mbështetura me Instrumentin për ndihmë parainkuadruese dhe Instrumentin për reforma dhe rritje në kuadër të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor.

Ministri, ceket, përkujtoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, e cila e shndërroi Maqedoninë e Veriut në demokraci funksionale multietnike dhe mundësoi rol aktiv politik dhe institucional të shqiptarëve në shtet. Ky model, siç nënvizoi, është dështmi se llojllojshmëria paraqet fuqi e cila e përforcon stabilitetin dhe është vlerë që përputhet me standardet evropiane.
Murtezani foli edhe për nevojën e ndërlidhjes së mëtutjeshme rajonale përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe kulturore. Ai e ceki Korridorin 8 si simbol të integrimit dhe lidhjes evropiane, i cili njëkohësisht e lehtëson tregtinë dhe e prëforcon bashkëpunimin mes shteteve të rajonit. Në atë kontekst, ai e ceki rëndësinë edhe të këmbimeve kulturore dhe arsimore të cilat kontribuojnë për krijim të identitetit të përbashkët evropian.

Në porositë e veta, ministri Murtezani theksoi se bashkësitë shqiptare në rajon kanë rol të urave natyrore për dialog dhe mirëkuptim, të cilat kontribuojnë për marrëdhënie të mirë fqinjësore; një nga kriteret kyçe për anëtarësim në Union. Ai theksoi se shqiptarët në rajon çdoherë kanë qenë aktivë në ndërtimin e institucioneve, përforcimin e kohezionit social dhe avancimin e sundimit të së drejtës, si dhe në luftën kundër korrupsionit, që paraqet vlerë kyçe edhe evropiane edhe shoqërore.
Duke e përfunduar fjalimin e vet, ministri Murtezani citoi fjalët e shkrimtarit ismail Kadare "Evropa është shtëpia jonë dhe ne nuk kemi tjetër", duke nënvizuar se kjo porosi ësjtë konfirmim i përcaktimit të përbashkët për të ardhme evropiane në tërë rajonin. ab/
Fotо: МÇE