• e hënë, 23 dhjetor 2024

Murtezani: Ndryshimet kushtetuese mbeten, por mosrefuzimi i Fon der Lajenit për propozimin tonë do të thotë se ka hapësirë për zgjidhje potenciale

Murtezani: Ndryshimet kushtetuese mbeten, por mosrefuzimi i Fon der Lajenit për propozimin tonë do të thotë se ka hapësirë për zgjidhje potenciale

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për fillim të negociatave rreth klasterëve, por mosrefuzimi i kryetares së Komisionit evropian, ursulla fon der Lajen për propozimin tonë do të thotë se po krijohet hapësirë për zgjidhje potenciale, theksoi sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në brifingun me gazetarë, ku e prezantoi planin për zbatim të Agjendës reformuese për vendin, e cila dje edhe zyrtarisht u miratua nga ana e KE-së.

"Edhe dje në konferencë për shtyp u tha se ajo qëndron ashtu, kushti për ndryshimet kushtetuese qëndron, ndryshimi ka të bëjë me mosrefuzimin e kryetares së KE-së për propzimin tonë, pa u konkretizuar me atë rast propozimi, megjithatë mosrefuzimi do të thotë se po krijohet hapësirë e cila ne mund të na çojë drejt zgjidhjes potenciale. Risia nga vizita e djeshme është ajo dhe mendoj se prej dje është konkretizuar se një hapësirë e tillë ekziston dhe do të intensifikohet javën e ardhshme pasi që të përfundojnë zgjedhjet në Bullgari", theksoi ministri Murtezani, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

Theksoi se në takimin e djeshëm me Fon der Lajenin në Shkup u bisedua për dy tema të rëndësishme, ndryshimet kushtetuese dhe Korridorin 8 dhe përmendi se insistimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte të mos lejohet bilateralizimi i mëtutjeshëm i procesit.

"Për dy tema të rëndësishme biseduam me Ursulla fon der Lajenin, ato janë ndryshimet kushtetuese dhe gjithsesi Korridori 8. Sa i përket garancave në insistimin tonë, për çka tashmë është dëgjuar në Bruksel dhe mes partnerëve tanë, është të mos lejohet bilateralizimi i mëtutjeshëm i procesit rreth ndryshimeve kushtetuese. Të gjithë jemi dëshmitarë se gatishmëri për sjellje të ndryshimeve kushtetuese në Qeveri ekziston, megjithatë ne dëshirojmë ta sigurojmë procesin dhe pasi që të të hapet procesi të mos zgjatë përjetësisht, sepse konsiderojmë se do të ishim mjaft të pandërgjegjshëm nlse mendojmë se ekziston një rrezik i tillë, mendoj se ashtu vetëm do të bënim dëm", tha Murtezani.

Për atë se si do të silleshin ndryshimet kushtetuese, shpejtë dhe pa shumë diskutim apo më thellësisht do të hyhej në aktin më të lartë juridik, Murtezani thotë se ndryshimi i Kushtetutës është në pajtim me procedurat e caktuara dhe përmendi se kohëzgjatja nuk është kurfarë problemi, por paraprakisht duhet të jenë të sigurt se ndryshimet e tilla shërbejnë për anëtarësim në BE; dhe jo siç tha për depresion shtesë të shoqërisë dhe hapje të mundësive për të fituar veto të katërt.

Lidhur me propozimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për ndryshimet kushtetuese tha se juridikisht nuk është përmbajtësor. Osmani propozoi miratim të ndryshimeve kushtetuese tani, ndërkaq nëse në pesë vitet e ardhshme Bullgaria vazhdon ta pengojë vendin për punë të cilat nuk kanë lidhje me BE-në, Parlamenti të ketë të drejtë t'i suspendojë ndryshimet kushtetuese.

"Shoh se opozita, përkatësisht përfundimisht Bujari, pasi që u largua në opozitë filloi të bëhet kreativ, është mirë që u bë kreativ, le të ofrojnë zgjidhje akoma më kreative, megjithatë, sundimi i tyre 22 vjeçar nuk ishte i shoqëruar me zgjidhje kreative. Unë nuk jam jurist apo ekspert i kushtetutës, por në një mbledhje qeveritare në të cilët kjo ishte shqyrtuar mendoj se ekspertë juridik në mënyrë të qartë thanë se një mekanizëm i tillë nuk mund të vendoset, që do të thotë se kjo është e pamundur juridikisht", theksoi Murtezani.

Për ndarjen e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë dhe atë që në shoqërinë shqiptare ka shkak për entuziazëm, ndërkaq tek ne jo, Murtezani thotë se edhe ne kemi arsye sepse me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, BE-ja i jep 750 milionë euro me kushte mjaft të volitshme për tre vite.

"Mendoj se kjo është arsye ppër entuziazëm, nuk duhet parë vetëm - nuk ka ndryshime kushtetuese, ne jemi të bllokuar dhe të jemi në deprresion. Ndryshimet kushtetuese nuk janë pengesë për Agjendën reformuese, madje edhe nëse ne jemi super të suksesshëm, atëherë do t'i bëjmë presion akoma më të madh Bullgarisë, sepse ne do të jemi super të përgatitur, ndërsa Bullgaria na frenon në mënyrë joracionale", deklaroi Murtezani.

Për pritjet nga qeveria e re bullgare thotë se nga ana jonë është shprehur vullnet konkret për vendosje të dialogut.

"Ju shihni se për momentin ne nuk kemi kurfarë komunikimi me Bullgarinë, me të cilën kemi nënshkruar Marrëvehsje për fqinjësi të mirë dhe miqësi dhe konsiderojmë se hapi i parë është vendosja e dialogut dhe krijimi i hapësirës, e cila do të na çonte drejt zgjidhjes potenciale. Mendoj se nuk është vetëm në interesin tonë të bëhemi vend-anëtar i Unionit, por edhe në interes të Bullgarisë është fqinji i saj i parë të jetë anëtare e BE-së. ab/

Foto: МÇE

QËNDRONI TË LIDHUR