• e shtunë, 23 nëntor 2024

Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel

Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Me ftesë të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).

"Kjo është pjesëmarrja e parë e ministrave të vendeve kandidate për anëtarësim në Union, së bashku me vendet anëtare, që të jenë pjesë formale e GAK-ut në të cilën do të diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës", thonë nga Ministria e Çështjeve Evropiane. 

Në mbledhjen e nesërme, parashihet të diskutohet për gjendjen e katër fushave që mbulon Raporti i fundit i KE-së për sundimin e së drejtës 2024: sistemin gjyqësor, antikorrupsionin, pluralizmi mediatik dhe liria e medias, si dhe çështje të tjera institucionale që kanë të bëjnë me mekanizmat e kontrollit.

Krahas ministrit Murtezani, në takimin zyrtar për Çështje të Përgjithshme të BE-së, të pranishëm do të jenë edhe kolegë të tij nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR